Ministrat e lartë dhe liderë të ndryshëm botërorë kanë uruar Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Shcolz, ka shkruar në Twitter se “tani ka një shans për një kapitull të ri dhe emocionues në marrëdhëniet transatlantike”.
“SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm dhe më i afërt i Evropës”, ka thënë ai.
Ministri i Jashtëm, Heiko Mass, ka thënë se shpresojnë që do të punojnë me administratën e ardhshme të SHBA-së.
“Ne duam të investojmë në bashkëpunimin tonë, për një rifillim transatlantik dhe një marrëveshje të re”, ka thënë Mass.
Gjithashtu, kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka uruar Bidenin për fitoren, ku ka thënë se tani do të punojë me të për “avansimin e paqes, prosperitetin ekonomik dhe veprimet klimatike në të gjithë botën.