Liderët e suksesshëm dhe stresi tek punonjësit Liderët të cilët e bëjnë një ambient pune stresues, nuk ndikojnë negativisht vetëm tek punonjësit e tyre por mbi të gjitha, ata i bëjnë një dëm vetë kompanisë së tyre.
Ja se cilët janë disa prej faktorëve që mund të shkaktojnë stres tek ekipi juaj i punës:
- S’ dini ç’kërkoni. Një lider i suksesshëm, duhet të jetë i qartë në ato që kërkon. Kështu, jo vetëm do të arrihen të realizohen objektivat, por edhe rendimenti i punonjësve tuaj do të jetë i lartë.
- Bëni kërkesa të parealizueshme. Mos i kërkoni punonjësit tuaj diçka që është e pamundur të realizohet, një gjë e tillë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e vetëbesimit dhe të produktivitetit të tyre.
- Në kompaninë tuaj nuk ka autonomi. Jepini punonjësve autonominë e nevojshme për të vepruar dhe për të ndërmarrë vendime.
- Aplikoni paga të ulëta. Pagat e larta kompensojnë stresin.
- Nuk jepni pushimet zyrtare. Punonjësit nuk mund të punojnë 24 orë në 7 ditë të javës.
- Punësoni punonjës jocilësorë. Gjeni personin për punën dhe jo punë për personin.
- Ju nuk e vlerësoni punën e tyre. Në këtë rast, idealja do të ishte që vlerësimi i tyre të bëhej përpara të gjithë kolegëve të tjerë.
- Nuk i toleroni gabimet. Gabimet ndodhin. Mundohuni që të tregoheni sa më të kujdesshëm me mënyrën sesi komunikoni ndaj tyre edhe kur gabojnë.
- Bëni shumë mbledhje joproduktive.