Ekonomia Online
FUNDIT

Liderët në Kosovë urojnë ShBA-në për Ditën e Pavarësisë

Liderët në Kosovë urojnë ShBA-në për Ditën e Pavarësisë

Liderët politikë në Kosovë kanë uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar SHBA-në për këtë festë. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është partnere dhe aleate e “pazëvendësueshme në arritjet tona”. “Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë […]

Liderët politikë në Kosovë kanë uruar Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar SHBA-në për këtë festë.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është partnere dhe aleate e “pazëvendësueshme në arritjet tona”.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e pavarësisë së ShBA-së, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Shtetet e Bashkuara më 4 korrik po shënojnë 245-vjetorin e pavarësisë.

Të ngjashme