Kleriku shiit irakian, Moqtada Sadr, ka njoftuar për krijimin e koalicionit të papritur politik me shefin e milicisë pro-iraniane, Hadi al-Amiri, duke synuar udhëheqjen e Irakut në katër vjetët e ardhshme.
Dy blloqet kanë fituar dy vendet e para në zgjedhjet parlamentare të 12 majit. Duke formuar koalicion me Amirin më 12 qershor, Sadr është afruar një hap tutje formimit të qeverisë.
Dy figurat shiite kanë thënë se do të mbajnë dyert e hapura për blloqet tjera triumfuese në procesin e formimit të qeverisë së re.
Ky hap i Sadrit, ka qenë befasues, pasi ai kishte thënë paraprakisht se nuk do të punonte me Amirin dhe luftëtarët e tij pro-iranianë.
Sadr, ish-lider i milicisë që ka udhëhequr dy kryengritje kundër focave amerikane që janë larguar nga Iraku më 2011, ka bërë thirrje që shteti i tij të jetë i pavarur nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara.
Amiri, është aleati më i ngushtë i Iranit në Irak, i cili ka kaluar dy vjet në azil gjatë kohës së Sadam Husseinit.
Zgjedhjet e majit janë përcjellur me një varg abstenimesh, derisa shumë figura të njohura politike janë larguar nga pozitat e tyre, duke u zëvendësuar me fytyra të reja.