Zjarr në spital, humbin jetën 82 persona -plagosen 110 të tjerë

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bagdad, ku 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19.

Autoritetet bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 110 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin Ibn al-Khatib në Bagdad, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe forca të shumta policore.

“Ekipet e mbrojtjes civile janë ende në vendin e aksidentit, duke hetuar shkaqet që çuan në këtë zjarr, i cili shkaktoi humbjen e jetës së shumë pacientëve dhe shoqëruesve të tyre,”– sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë i Irakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme