Liderja e të djathtës ekstreme të Francës, Marine Le Pen urdhërohet të kryejë testet psikiatrike

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 09:07 | Nga

Një gjykatë franceze ka urdhëruar kreun e ekstremit të djathtë Marine Le Pen që t’i nënshtrohet testeve psikiatrike, si pjesë e një hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik.

“Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një regjim që ka nisur të na fusë frikën! Mendoja se kisha të drejtën e lirisë së shprehjes, por jo! Drejtësia do të më nënshtrojë në teste psikiatrie, sepse në postimet e mia në Twitter kam denoncuar horroret e ISIS-it”,

Raste të këtilla nuk janë të reja për Le Pen. Më 16 dhjetor të vitit 2015, në fakt, kishte postuar në Tëitter foto ekzekutimesh makabër të kryera nga islamistë të ISIS. Kjo, vetëm për t’iu përgjigjur gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i akuzuar nga Le Pen për paralelizmin që bën gazetari mes fondamentalizmit të ISIS-it dhe Frontit Nacional. Asokohe, gjykata e Nanterre menjëherë hapi një kërkesë me akuzën e shpërndarjeve të imazheve të dhunshme nga Le Pen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme