Manchester City ka përgatitur ofertë të re afatgjate për Kevin De Bruynen, mirëpo shuma e ofruar nuk përkon me pritjet e futbollistit.
Mesfushori belg ka kontratë me Citizens deri në vitin 2023, mirëpo ata janë të interesuar që t’ia rinovojnë kontratën dhe ta zgjatin atë.
Megjithatë, klubi anglez i ka ofruar 29-vjeçarit më pak para sesa është pritur për ta nënshkruar kontratën e re.
Sipas The Athletic, këtë veprim, City e ka ndërmarrë sepse dëshiron të ruajë fonde në përpjekjet për ta bindur Lionel Messin që të transferohet në Etihad Stadium në fund të sezonit.
Superyllit argjentinas do t’i skadojë kontrata me Balugranët në verën e ardhshme dhe ai ka të drejtë të nisë bisedimet me klubet e interesuara që tani. /Telegrafi