Lidhja e Prizrenit fiton bindshëm derbin me Ahmet Hoxhën

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 19:35 | Nga

Në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 10-të dhe të 11-të të superligës në kampionatin ekipor të Kosovës për vitin 2017.

Në xhiron e 11-të u zhvilluan shumë ndeshje interesante e të përafërta, por përqendrimi shkoi te derbi i javës,  mes Ahmet Hoxhës  dhe Lidhjes së Prizrenit.

Talentet nga Prizreni befasuan për të mirë duke fituar duelet individuale dhe epërsinë 3:0, ndërsa në ndeshjen e çifteve ferizajasit kthyen një fije shprese se mund të kthehen në lojë, por ndeshja ndërmjet Mentor Shabanit dhe Berkan Bajmak ishte vendimtare duke mbyllur rezultatin e përgjithshëm 4:1.

Vlen të theksohet se për sjellje jo sportive, Berkani u ndëshkua me dy karton të verdhë. Me këtë fitore prizrenasit u hakmorën për humben e ngushtë 4:3 në sezonin pranveror, si dhe, tri xhiro pa përfunduar kampionati, rritën shpresat për të mbetur ende në luftë për titullin e Kampionit të Kosovës.

Ndeshje interesante ishte edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dodonës, që ishte ndeshja më e gjatë e xhiros së 11 të cilën e fitoi Prishtina me 4:3, me të njëjtin rezultat fitoi edhe Prizreni ndaj Hasan Prishtinës që në radhët e tyre kanë marrë përforcim Jeton Azizin, për të siguruar mbetjen në superligë. Ndërsa shkolla pat punë më të lehtë me Vushtrrinë.

Edhe pas këtyre dy xhirove në tabelë kryeson Ahmet Hoxha që ka pikë të barabarta me Prishtinën, të pasuar nga Lidhja e Prizrenit dhe Shkolla.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme