Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen në mes të stresit dhe ngrënies. Në kohëra të vështira, shumica prej nesh hamë biskota.

Journal of Applied Psychology ka publikuar një studim i cili thotë se armiku më i keq i dietës tuaj përveç stresit është shprehia juaj e shikimit të TV gjatë gjithë natës. Në dy studime të më shumë se 200 punonjësve në Kinë, studiuesit zbuluan se dallimi i vërtetë në dieta më të shëndetshme është gjumi.

“Ne zbuluam se punonjësit të cilët kanë një ditë pune stresuese kanë tendenca të sjellin ndjenjat e tyre negative në vendin e punës dhe në tavolinën e ngrënies duke ngrënë më shumë se zakonisht dhe duke ngrënë më shumë ushqim të shpejtë se sa ushqim të shëndetshëm”, tha bashkë-autorja e studimit Chu-Hsiang “Daisy” Chang, profesoreshë e psikologjisë në MSU.

“Mirëpo, një tjetër studim zbuloi se si gjumi ndihmonte njerëzit të përballen me ngrënien e tyre stresuese pas punës”, vazhdoi ajo. “Kur punonjësit fjetën më mirë një natë përpara, ata kishin tendenca të hanin më mirë kur përjetonin stres ditën tjetër”.

Në dy studimet e punonjësve në pozita të stresit të lartë, studiuesit zbuluan se kur punonjësit janë në disponim të keq, ata hanë për ta kompensuar atë. Duke folur me MSU Today, Yihao Liu, bashkë-autori i studimit dhe asistenti në Universitetin e Illinois, shpjegoi se ngrënia është “një aktivitet për të liruar dhe rregulluar disponimin e keq të dikujt sepse individët instinktivisht shmangin ndjenjat dhe iu qasen dëshirave të ngrënies”, tha ai.

Por për lehtësimin afat-gjatë, Chang dhe Liu zbuluan se mënyra më e mirë për të shmangur ndjenjat dhe ngrënien negative është të ulni atë pako të patatinave dhe të flini.

“Gjumi i mirë gjatë natës mund t’i bëjë punonjësit të ndihen energjikë përsëri, e cila iu jep mundësi atyre të përballen me stresin në punë ditën tjetër dhe më pak të prekshëm ndaj ngrënies së pa shëndetshme”, shpjegoi Chang.

Pra a është gjumi më i mirë se sa një kuti me petulla për ngritjen e gjendjes morale? Del se po.

“Përfitimet e lidhura me ushqim mund të shërbejnë si ilaç i përkohshëm i disponimit për punonjësit e stresuar”, tha Chang, “dhe dështimi për të adresuar burimet e stresit në punë mund të ketë efekte shkatërruese afat-gjate në shëndetin e punonjësit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme