Këto ushqime do t’ju ndihmojnë në rritjen e humorit përgjatë ditëve të ftohta

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

E dini që ka ushqime që ju ndihmojnë në rritjen e humorit? Sipas AgroWeb.org, ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru, dopaminës dhe serotoninës.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Prandaj, është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Në këtë rast, ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmonin shumë.

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt te qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës. Kini kujdes me sasinë!, transmeton lajmi.net

Çokollata

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrenë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi

Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë. Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet

Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku

Peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik

Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Konsumimi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit te gratë dhe vajzat.

Arra e kokosit

Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3. Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Të ngjashme