Ligji i ri i Teatrit, opozita i drejtohet me letër Gramoz Ruçit

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 16:52 | Nga

Opozita e bashkuar i kërkon kryetarit të Kuvendit të mos përfshijë në seancën e së enjtes ligjin për teatrin.

Në një letër të përbashkët që dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi thuhet se “miratimi ‘pro’ i Dekretit të Presidentit, sjell automatikisht rrëzimin në tërësi të ligjit.”

Spaho dhe Vasili vënë në dukje se, në kushtet kur Komisioni përgjegjës pranoi dekretin, i vetmi veprim që duhet të kryejë Kuvendi në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren është votimi pro i dekretit dhe kthimi i ligjit mbrapsht në qeveri.

“Kuvendi nuk mund të rimiratojë të njëjtin ligj me përmbajtje të ndryshuar në vetëm pak dispozita të tij dhe vetëm për një element. Votimi Pro dekretit të Presidentit të Republikës në këtë rast pamundëson prezantimin e çdo ndryshimi të mundshëm në ligj, për shkak se ligji është rrëzuar në tërësinë e tij. “- thuhet në letrën e opozitës.

Në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, opozita kërkon gjithashtu ndërprerjen e çdo procedure legjislative për ligje/projektligje, për të cilat janë ngritur pikëpyetje mbi kushtetuetshmërinë e tyre.

Edhe pas ndryhsimeve të paraqitura nga PS, ditën e djeshme në Komision, opozita shprehet se ky ligj i paprecedentë është një akt korruptiv dhe kriminal, që asgjeson Kushtetutën dhe ligjëron tjetërsimin korruptiv të pasurive publike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme