Ligji i ri për Kadastër shihet si mundësi edhe për ndaljen e korrupsionit

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 10:38 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës ka mbajtur takimi, ku për qëllim kishte paraqitjen e sfidave që kjo agjenci përballet si dhe rekomandimeve të donatorëve, raporton Ekonomia Online.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, i cili i premtoi agjencisë që çfarëdo rekomandimi që agjencia dhe donatorët do të nxjerrin, MMPH-ja do i jap trajtim të veçantë.

“Për këtë arsye Qeveria e Kosovës përmes MMPH-së ofron tërë potencialin e saj në avancimin e administrimit të tokës. Një gjë të tillë e kemi dëshmuar me përkrahjen ligjore financiare dhe ekspertizë”.

“Rekomandimet që dalin nga ana juaj na lehtësojnë politikbërjen dhe vendimmarrjen Garantoj që do të çfarëdo propozimi që vije prej jush do të ketë trajtim këtë veçantë në ministri dhe Qeveri”.

U.d i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se ligji i ri që pritet të jetë funksional dhe të marrë dritën e gjelbër nga ministri Matoshi do të përmirësojë menaxhimin e kadastrit.

“Roli dhe objekti i këtij komiteti ka rol këshillues afatgjatë të qeverisë mbi çështjet që kanë të bëjë me administrimin e tokës. Ky komitet ka rol të rëndësishëm në promovimin dhe koordinimin ndërmjet akterëve”.

“Administrimi i tokës po hyn në një fazë më dinamike dhe kjo fazë kërkon nga ne të ndryshojmë shumë çka si në aspektin e avancimit të legjislacionit dhe avancimin në aspektin e teknologjisë informative dhe e gjithë kjo është sfiduese por jo e pa realizueshme”.

“Ligji i ri që pritet të jetë funksional dhe të marrë dritën e gjelbër nga ministri Matoshi do përmirësojë menaxhimin e kadastrat. Fokusi i institucioneve në përfshirjen e administrimit të tokës duhet të jetë hapja e të dhënave”.

Projektligji u cili pritet ta marrë dritën e gjelbër nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duhet të përmbajë të dhëna të hapura, me ç’rast nuk i lë vend as korrupsionit, kështu theksuan nga zyra qendrore e USAID-it.

“Siç e dini të gjithë, programi për të drejtën pronësore është në partneritet me Qeverinë për të ndihmuar në qasjen për të drejtat pronësore e cila duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Draft ligji për kadastrën kërkon të dhëna të hapura dhe kjo është njëra nga mënyrat për ta ndalur korrupsionin dhe ne duam që ky ligj të kalojë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2305303556393084/

Të ngjashme