Protestat që e kundërshtojnë ligjin e ri mbi migrantët – që ka nxitur shumë polemika – janë përhapur në disa qytete në Indi.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ndaloi protestuesit në kryeqytetin e Indisë Delhi, ndërsa disa autobusë u dogjën dhe rrugët u bllokuan.
Ligji i ri u jep të drejtë migrantëve jo-myslimanë nga tre vende me shumicë myslimane për shtetësi nëse ata po përballen me përndjekje për shkak të besimit fetar.
Protestat janë përshkallëzuar në gjithë pjesën veriore dhe lindore të Indisë që kur ky ligj u miratua ligji.