Ekzekutivi në mbledhjen e radhës ka miratuar draft-koncept dokumentin për masat e sigurisë së rrjeteve të sistemeve të informacionit, raporton Ekonomia Online.
Xhavit Zariqi, zv.ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se përmes këtij koncept dokumenti synohet hartimi i një ligj me direktivat e BE-së në lidhje me ngritjen e masave të sigurisë së rrjeteve.
“Hartimi i koncept dokumentit ka qenë i përfshirë në planin vjetor për vitin 2018. Përmes këtij koncept dokumenti synohet hartimi i një ligj me direktivat e BE-së në lidhje me ngritjen e masave të sigurisë së rrjeteve”.
“Nxjerrja e ligjit bazuar në këtë koncept dokumenti do të ketë synim ngritjen e nivelit të sigurisë së rrjeteve të sistemit të informacionit sidomos atyre që përdoren si infrastrukturë kritike e që përdoren për ofrimin e shërbimeve specifike”.
“Dispozitat e këtij ligji do zbatohet për rregullimin e nivelin e sigurisë të rrjeteve dhe sistemit të informacionit të konsideruar si infrastrukturë kritike në sektorin e transportit, energjisë, të furnizimit me ujë të pijshëm etj. Ky draft është i hartuar me të gjitha procedurat ligjore prandaj ju propozoj të aprovohet”.