Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton se Raportet e dërguara nga institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike deri më tani kemi këtë gjendje të borxheve të pasqyruara për periudhën 2000-2008 ku deri më tani janë falur borxhet në shumën prej 136,618,369.76 Euro për personat përfitues.
Ndërsa nga fillimi i zbatimit të ligjit për faljen e borxheve publike e deri më tani janë inkasuar të hyra në shumën prej 20 526 290 Euro.
Kurse, nga raportet e ofruara nga institucionet relevante borxhet e mbetura për periudhën 2000-2008 janë në shumën prej 295 128 590 Euro si subjekt i faljes për përfituesit e mundshëm deri në shfuqizimin e ligjit.
Në këto të dhëna nuk janë përfshirë borxhet ndaj KEK-ut.
Me këtë rast, Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës, Tatimit në Pronë si dhe ndërmarrjeve publike, se Ligji për faljen borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016.
Prandaj, ftohen qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat të mbetur kohor dhe të kontaktojnë me Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet publike për të lidhur marrëveshje për faljen e borxheve publike ndaj tyre.