Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka prezantuar para kabinetit qeveritar planin sesi do të mblidhen premiumet për sigurimin shëndetësor.
Nga 1 janari i vitit 2017, do të fillojë së zbatuari Ligji për Sigurimet Shëndetësore.
Sipas këtij ligji të gjithë punëtorët në Kosovë do të paguajnë 7 për qind të pagës se tyre bruto për sigurimin publik shëndetësor.
“Ju tash e dini që është themeluar fondi i sigurimit shëndetësor dhe kohëve të fundit kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Postën dhe Telekomin e Kosovës për shkërbimet postare për nevojat e fondit, e cila është fjala për shërbimet e qytetarëve në lartësi prej 2 eurove për anëtarë të familjeve, të cilat nuk janë të punësuar ose janë me skema sociale”, tha Rrahmani.
Ministri Rrahmani u shpreh se disa disa aktivitete rreth këtij ligji duhet të përfundojnë deri me datën 31 mars të vitit 2017, e cila ka të bëjë me rimbursimin të pakos bazike të barnave.