Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka deklaruar se me rastin e miratimit të Ligjit të ri për Pagat do të bjerë poshtë vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve.
Ministria e Administratës Publike është në prag të dërgimit në Qeveri të disa projektligjeve, duke përfshirë këtu edhe Ligjin e ri për Pagat, me të cilin rrëzohet vendimi i fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve.
“Janë disa vendime të ndryshme sa i përket çështjes së pagave, duke përfshirë edhe këtë të fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve, i cili nuk është antikushtetues, por kemi vlerësuar se për këtë çështje na duhet një ligj dhe me miratimin e tij në Kuvend atëherë të gjitha vendimet tjera bien”.