Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, ka miratuar me ndryshime Ligjin për Faljen e Borxheve, me të cilin edhe ndërmarrjeve publike iu falen borxhet, që nuk ishte paraparë në ligjin paraprak.
Kryetar i këtij Komisioni, Naser Osmani, ka thënë se po procedojnë një ligj të cilit i ka skaduar mandati.
Qëllimi i këtij ligji është plotësimi dhe ndryshimi i tij për faljen e borxheve publike me qëllim të vendosjes së afatit të ri ligjor për përfitimin nga falja borxheve sipas dispozitave të ligjit bazik.
Anëtarët e komisionit kanë dhënë vërejtjet lidhur me ligjin aktual për faljen e borxheve.