Janë tetë nene të Kushtetutës që 32 deputetë opozitarë besojnë se shkelen nëpërmjet Ligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror në procesin e dialogut me Serbinë, i miratuar një javë më parë në Kuvend. Prandaj, nga Gjykata Kushtetuese ata kanë kërkuar të premten që ta rrëzojë këtë ligj, shkruan sot Koha Ditore.
Në kërkesën 12-faqëshe të deputetëve të Lidhjes Demokratike (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, i është propozuar Kushtetueses që të vendosë menjëherë masën e përkohshme mbi Ligjin që akoma nuk i ka shkuar presidentit të vendit për nënshkrim, që gjatë procedurës të thërrasë seancë dëgjimore publike dhe që në fund ta shpallë ligjin në kundërshtim me Kushtetutën.
Deputetët nënshkrues e kanë kontestuar ligjin në tërësi dhe kanë kërkuar nga Gjykata që të vlerësojë nëse ai është në përputhje me këto dispozita të Kushtetutës