Ish-ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjisë i ka dorëzuar detyren e ministres, Arbërie Nagavcit.
Likaj ka thënë se të gjithëve na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë në arsim.
Postimi i plotë në facebook:
Me përgjegjësinë dhe konsideratat më të larta i dorëzova detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës zonjës Arbërie Nagavci.
Gjithsesi, përpjekjet e mia për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdoj edhe më tutje.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.
Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit.
Të gjithëve na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim. Të gjithë ne kalojmë në procesin e arsimimit që na përcakton të ardhmen dhe parametrat e zhvillimit shoqëror.