Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh) Ramë Likaj është takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini, për tu njoftuar nga afër se si ka shkuar mësimi në distancë dhe për nisjen e punimeve në kampusin universitar “Fehmi Agani”, raporton Ekonomia Online.
Ministri Likaj nga këtu tha se me Gjinin kanë biseduar për sfidat e zhvillimit të mësimit në distancë.
Ai ka garantuar se do të fillojë edhe trajnimi i mësimdhënësve për vitin e ri shkollor.
“Ne sot erdhëm në vizitë në vazhdën e vizitave që do t’i bëjmë në të gjitha komunat e Kosovës fokusi i temës së sotme ishte ndërtimi i infrastrukturës për universitetin ‘Fehmi Agani’ njëkohësisht biseduam edhe për vështerësit që e kanë përcjell mësimin në distancë dhe përgatitjet për muajin shtator”.
“Patëm një takim të mirë dhe gjithashtu edhe për trajnimin e mësimdhënësve dhe trajnimin e tyre për vitin e ri shkollor”.
“Jemi duke i bërë përgatitjet për kampusin universitar dhe ne kemi një vi të ndarë buxhetore ndërsa për procedura do të përkujdeset MASh dhe presim që brenda këtij viti me ja filluar”, tha Likaj.
Ndërsa Likaj ka thënë se së shpejti do të fillojnë edhe me rindërtimin e shkollës në Damjan, ndërsa po shikohen mundësitë edhe për shkollën në Ponushec.
“Për shkollën në Damjan biseduam me kryetarin dhe do të fillojnë procedurat këtë vit ndërsa për shkollën e Ponushecit jemi duke shikuar mundësitë me vazhdu edhe atje”.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka falënderuar ministrin Likaj për vizitën si dhe për iniciativën për nisjen e punimeve në kampusin e Universitetit “Fehmi Agani”.
“Kënaqësi me e prit në takim ministrin e Arsimit, bashkë me bashkëpunëtorë dhe me deputeten Teuta Haxhiu dhe me të vërtet ky ka qenë një takim shume i mire për Gjakovën dhe për arsimin në Gjakovë”.
“…me ministrin biseduam për nisje e punimeve në kampusin e Universitetit ‘Fehmi Agani’ që është një lajm i mirë që e kemi pritur për vite dhe jam i lumtur që po vjen koha dhe e falënderoj ministrin që e ka marr këtë iniciativë”.
“Po ashtu biseduam edhe për çështje të tjera të arsimit në Gjakovë po ashtu edhe për mësimin në distancë dhe projekte të reja”.