Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për pjesëmarrjen e tij 104-vjetorin e betejës së Çanakalasë, shkruan EkonomiaOnline.
Limaj tutje ka thënë Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë.
Së bashku me Zëvendëskryeministrin Limaj kanë qenë edhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, kryetari e Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj.
Postimi i plotë i Limajt:
“Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, morëm pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë.
Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë beteje, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë”.