Limaj i bindur në fitoren e Isa Xhemajlajt në Drenas

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 20:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka mbajtur takimin e radhës elektoral në komunën e Drenasit.

I pranishëm në tubimin e mbajtur në fshatin Kishnarekë, ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit ka falënderuar intelektualet e Drenasit qe po i bashkohen frymës se ndryshimit, siç është shprehur ai për t’ia dhënë një mundësi ndryshe Drenasit.

Nisma në Drenas ka thënë se është e vendosur për të ndryshuar qeverisjen në këtë komunë.

“Për mua ndryshimi ka kuptim kur nesër një qeverisje komunale ka një qasje ndryshe ndaj të gjitha shtresave të qytetarëve. Një qasje tjetër në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Drenasit”, ka thënë Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se askush nuk mund ta ndalë ndryshimin në Drenas. Duke u shprehur i bindur në fitoren e Isa Xhemajlajt në Drenas. Drenasit, sipas tij, i duhet një kryetar i cili bashkëbisedon me qytetarët e Drenasit për secilën temë.

“Unë ju ftoj qe këto ditë qe kanë mbetur me qetësi dhe me respektim të ligjit, të shkoni dhe të bashkëbisedoni me njerëz për t’ia ofruar ndryshimin Drenasit. Mos pritni nga ne gjëra qe nuk mund të bëhen, por ju siguroj se nuk do të koritemi dhe bashkë do të dalim faqebardhë. Me shpirt dhe me zemër do të punojmë për vendin tonë”, ka theksuar Limaj, raporton Ekonomia Online.

E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se për t’ia dhënë votën njeriut duhet t’i besosh, prandaj, qytetarët e Drenasit duhet të votojnë për ndryshim dhe ndryshimi, sipas tij, është Nisma për Kosovën me kandidatin e saj Isa Xhemajlaj.

“Ne nuk e kërkojmë votën për t’i sunduar qytetarët e Drenasit. Ne nuk e kërkojmë votën për t’i frikësuar punëtoret e arsimit dhe punëtoret e administratës në Drenas pse i takojnë një partie tjetër. Ata duhet të frikësohen vetëm, nëse nuk e kryejnë punë me profesionalizëm. Ne e kërkojmë votën e qytetarëve të Drenasit për të qeverisur bashkë më ta”, ka thënë Krasniqi para simpatizantëve të Nismës në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Në anën tjetër, Isa Xhemajlaj kandidat i Nismës për kryetar të Drenasit ka thënë se partia e cila ka qeverisur këtu e ka lënë anash qytetarët e Drenasit dhe banorët e Kishnarekës.

Xhemajlaj ka thënë se Nisma për Kosovën e ka programin dhe ekipin më të mirë për të qeverisur për Drenasin. “Prioritetet tona janë zbutja e papunësisë. Përmirësimi i jetës se qytetarëve të Drenasit.

Poashtu rregullimi i infrastrukturës. Do të kemi qasje ndryshe me bizneset. Pra, do t’i stimulojmë bizneset e reja për të hapur vende të reja të punës.

Synojmë përmirësimin e gjendjes në shëndetësi. Do të mbështesim bujqit. Poashtu kulturën, rininë dhe sportin. Për të gjitha këto, Nisma e ka bërë planin për qeverisjen e ardhshme, e cila do të realizohet”, ka thënë ndër të tjera Xhemajlaj në fshatin Kishnarekë.

Tutje, Xhemajlaj ka thënë se kandidatët e Nismës për asamble komunale janë njerëz të dëshmuar.

“Ne duam qe arsimtari të ndihet i respektuar për punën qe ka bërë prej vitesh. Ne duam, qe mjeku, ekonomisti të ndjehen të lirë.

Ne nuk i ndajmë njerëzit, por i bashkojmë. Kohëve të fundit na u kanë bashkuar dhjetëra intelektual të cilat i mundësojnë Drenasit një frymë ndryshe”, ka shtuar Xhemajlaj.

Xhemajlaj ka thënë se nga rezultatet në teren tregojnë se fitorja e Nismës në Drenas është e pashmangshme.


Të ngjashme