Limaj: Do punojmë me dinamikë të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai së bashku me kryesuesit e Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ka vizituar kompleksin memorial Çankala.

Limaj tha se qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë.

Postimi plotë:

Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, bashkë më anëtarë tjerë të këtij komisioni, Bekim Jasharin dhe Bislim Zogajn, vizituam kompleksin memorial në Çanakala.

Qëllimi i vizitës është për të parë se si vende të ndryshme i pasqyrojnë betejat e tyre dhe për të marrë përvojat për memorialët tanë në Kosovë. Komisioni Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të punojë më dinamike të shtuar, në mënyre që sa më parë të nisë konservimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme për ne si trashëgimi e jona historike sesa kompleksi memorial në Prekaz dhe jam i sigurt se në përfundim të këtij projekti, të gjithë do të ndjehen krenarë me punën që do të bëhet. 
FL

Image may contain: 2 people, people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme