Limaj e Reçica u bëjnë thirrje gjilanasve të interesohen për punë e aftësim profesional

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 17:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vazhdën e takimeve me përfitues të ndihmës sociale, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e mbajtën edhe në komunën e Gjilanit.

Ministri  Reçica bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë t’iu drejtohen qendrave për aftësim profesional e zyrave të punësimit në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministrit, takimet që janë duke i zhvilluar në komunat e Kosovës janë duke i bërë në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin me qytetarët, që të zbusin papunësinë.

“Papunësia nuk do të mbetet vetëm brengë e juaja, por është edhe brenga jonë. Ky takim sot është pjesë e projektit tonë lidhur me atë që në çdo familje të kemi nga një të punësuar. Për këtë ne si ministri jemi shumë të përkushtuar që juve të ju ofrojmë atë që meritoni, ju ftoj që këtë takim të shohim si një partneritet të përbashkët në mënyrë që të zbusim papunësinë”.

“Ju ftojmë të gjithë ju të paraqitni në zyrat e punësimit që të kërkoni aftësimin profesional në fushat që dëshironi të aftësoheni profesionalisht. Deri sa ju të kyçeni në një punë, do të mbështetni nga shteti”.

Ministri Reçica ka përmendur edhe hapjen e Panairit të Punës, raporton EO.

Ai tha që në këtë panair kanë marrë pjesë biznese të shumta nga Kosova e vendet e tjera, e që, sipas ministrit, kanë ofruar rreth 4 mijë vende të reja të punës.

“Sot ne po vijmë nga hapja e një panairi ku prezent kishim mbi 190 biznese nga Kosova e Gjermania. Ky panair është organizuar bashkarisht me GIZ-in gjerman dhe me Odën Ekononike Gjermane. Ajo që është lajmi më i mirë janë prezantuar 4000 vende të punës”.

Edhe zv.kryeministri Fatmir Limaj kërkoi nga qytetarët e Gjilanit që të bashkëpunojnë me qeverinë në mënyrë që të zvogëlojnë numrin e personave që janë të aftë për punë e marrin nga shteti asistencë sociale.

Limaj tha se nuk arsyetohen ata që mund të punojnë e që presin asistencën sociale, raporton EO.

“Çdo familje në Republikën e Kosovës ta ketë një njeri të punësuar që ka mundësi të punojë. Unë nuk jam idhtar me i vajtu problemet por qysh me i zgjidh problemet. Kërkoj mbështetjen e juaj, asnjë punë e mirë nuk bëhet vetëm nga njëra anë. Ne bashkë duhet të bashkohemi që me dalë një situatë që nuk është e këndshme dhe e mirë për ju”.

“Ajo që dua të them është se pa punë nuk shtyhet, detyra jonë është me ju  siguru punë e juaj është me dashtë me punu, për këtë duhet të bëhemi bashkë. Ma mirë është me shku me i marrë 200-300 euro tu punu sesa me shku me prit në shalter”, tha Limaj.

 

Të ngjashme