Kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica, kanë vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional (QAP) në Prizren.
Limaj e Reçica kanë parë nga afër mundësitë që ofron kjo qender për të gjithë ata njerëz që duan të marrin nga një zanat dhe të aftesohen profesionalisht për tregun e punës.
Nga aty Limaj ka ftuar të gjithë ata që nuk kanë asnjë zanat le t’i drejtohen Qendrave të Aftësimit Profesional të marrin nga një zanat i cili siguron punësim.
“Rreth tre mijë njerëz që kanë kryer zanate këtu kanë gjetur punë dhe kjo tregon sa janë të rendesishme këto qendra dhe sa ka në nevoje tregu për fuqi punëtore të profesionalizuar”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Më tutje, kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj ka thënë se do të vazhdojnë t’i fuqizojnë këto qendra dhe Shkollat profesionale do të jenë temat kryesore, sepse ai thotë kjo është e vetmja rrugë e mundësi për të pasur fuqi punëtore kualitative e gatshme për punë, e cila do të jetë promotor dhe bartes i zhvillimit ekonomik.