Në takimin e partive politike të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli mori pjesë edhe deputeti Fatmir Limaj, nga Nisma Socialdemokrate.
Limaj u shpreh i gatshëm që bashkë me GP të vazhdojnë takimet që të përcaktojnë temat nacionale për diskutim, raporton EkonomiaOnline.
“Shprehim vullnetin të vazhdojmë me tryeza. I ftoj GP të vazhdojnë takimet, jemi duke biseduar se cilat janë temat që kërkojnë konsenus të gjerë. Të përcaktojmë temat nacionale dhe t’i shkojmë secilës temë veç e veç. Është vullnet i plotë i të gjitha grupeve politike të ecim përpara. Kemi humbur kohë pa nevojë, 3 vite tashmë të merremi me tema nacionale”.
Limaj shtoi se dialogu me Serbinë nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse me një konsenus të gjerë dhe votë në Parlamentin e Kosovës, raporton EO.
Udhëheqja e dialogut nga presidenti: “Jemi duke biseduar për të krijuar një grup politik që reflekton konsensusin e Kosovës, nuk do mbledhemi per një individ, një parti, po kthehemi për një konsenus të gjerë”.