Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deklarata e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë vijnë si rezultat i papërgjegjësisë, dhe jo seriozitetit të kësaj mazhorance për të kuptuar që në çfarë situate është vendi ynë.
Kreu i Nismës ka thënë se ky jo seriozitet ka degraduar deri në tallje.
Ai thotë se ata që sot janë në pushtet dhe shumë të tjerë nuk e kanë marrë seriozisht asnjëherë letrën e presidentit Trump të datës 18 dhjetor 2018, i cili qartësisht ka përshkruar për përfitimet që Kosova do t’i nxirrte, nëse e shfrytëzon atë mundësi dhe gjithashtu edhe për pasojat që do t’i vinin Kosovës, nëse e humb mundësinë për një marrëveshje finale me Serbinë.
“Ne, në vend që të shprehim mirënjohje për involvimin direkt të presidentit Trump dhe administratës amerikane në dialogun Kosovë – Serbi, në Prishtinë ende ka zëra hezitues”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.
Më tutje, ai ka thënë se iniciativave dhe këshillave për dialog që vijnë nga SHBA- të, pa hezitim duhet ti themi PO. Dhe tani ai thotë se është momenti i fundit që të gjithë nga Prishtina që të flasin më një zë.
“PO, ne pranojmë iniciativat dhe këshillat e juaja që mundësojnë arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke dhe anëtarësim e Kosovës në OKB”, ka përfunduar Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe deklarata e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, vijnë si rezultat i papërgjegjësisë, dhe jo seriozitetit të kësaj mazhorance për të kuptuar që në çfarë situate është vendi ynë.
Ky jo seriozitet ka degraduar deri në tallje. Ata që sot janë në pushtet dhe shumë të tjerë nuk e kanë marrë seriozisht asnjëherë letrën e presidentit Trump, të datës 18 dhjetor 2018, i cili qartësisht ka përshkruar për përfitimet që Kosova do t’i nxirrte nëse e shfrytëzon atë mundësi dhe gjithashtu edhe për pasojat që do t’i vinin Kosovës, nëse e humb mundësinë për një marrëveshje finale me Serbinë.
Ne, në vend që të shprehim mirënjohje për involvimin direkt të presidentit Trump dhe administratës amerikane në dialogun Kosovë – Serbi, në Prishtinë ende ka zëra hezitues.
Iniciativave dhe këshillave për dialog që vijnë nga SHBA- të, pa hezitim duhet t’i themi PO. Dhe tani është momenti i fundit që të gjithë nga Prishtina të flasim me një zë. PO, ne pranojmë iniciativat dhe këshillat e juaja që mundësojnë arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.