Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në ditën ndërkombëtare të infermierëve, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për të gjithë infermierët, për punën dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht në kohën e tanishme të pandemisë.
Limaj ka shkruar se infermierët dhe në përgjithësi mantilbardhët, sot janë në vijën e parë të frontit në përballje me këtë virus të padukshëm.
“Andaj, institucionet e Kosovës e kanë për obligim që t’i trajtojnë me prioritet kërkesat e tyre, të cilat janë në funksion të një menaxhimi sa më të mirë dhe për t’ua bërë më të lehtë angazhimin e tyre drejt fitores së kësaj beteje me COVID-19”, ka shkruar ai.