Limaj: Kurti pati sukses në mbylljen e dyerve të Kosovës, që katër vjet prishi imazhin dhe nuk solli asnjë njohje

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 16:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e reja do të jenë një mundësi e rikapitullimit të premtimeve të Qeverisë Kurti dhe llogaridhënies së veprimeve të saj, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka thënë se Qeveria Kurti ka prishur imazhin e Kosovës “të ndërtuar me vështirësi në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, e cila që katër vjet ka trauma dhe frikë si shoqëri, stagnim në të gjitha fushat dhe asnjë njohje.

Kështu është shprehur ai ,lë një konferencë të përbashkët të koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët dhe E-30, ndërsa ka shtuar se nën qeverisjen e Kurtit, i vetmi sukses ka qenë mbyllja e dyerve për shtetin e se në vend që Kosova të ishte drejt anëtarësimit në NATO e BE, ajo ballafaqohet me sanksione.

“Shpallja e datave zgjedhore është datë e rëndësishme. Ne bashkë si shoqëri angazhimin e kemi për ta ruajtur demokracinë. Është një moment i mirë që të bëhet një rikapitullim i të gjithë atyre premtimeve me të cilat kanë ardhur në pushtet. Të bëhet një llogaridhënie e të gjitha veprimeve të tyre. Me katër vite qeverisje, ta shohim cilët janë sektorët që janë zhvilluar”, ka thënë Limaj.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit. Tash e katër vjet kemi pasur trauma, frikë si shoqëri.  Tash e katër vjet vendi ka stagnuar në të gjitha fushat. Për katër vjet, Kosova nuk mori asnjë njohje. Kanë prishur imazhin tonë te ndërtuar me vështirësi në arenën ndërkombëtare”.

“Kosova është kthyer në delen e zezë në rajon pa asnjë arsye. S’kanë marrë asnjë investim serioz direkt edhe atë që Kosova i ka pasur mundësitë e veta nuk janë shfrytëzuar. Ky vend është i pasigurt dhe kjo qeveri nuk ka krijuar kushte, ka pasiguri juridike. Kemi eksperimentuar mjaft me fatin e shtetit tonë, që katër vite është eksperimentuar, është koha të ndalemi këtë. Është koha për llogaridhënie dhe për mundësi të re”,

“Në vend që Kosova të ishte drejt anëtarësimit në NATO e BE, Kosova ballafaqohet me sanksione. Këta kanë qenë njerëz të suksesshëm në mbylljen e dyerve të vendit tonë”, ka thënë ai, raporton EO.

Të ngjashme