Ekonomia Online
FUNDIT

Limaj mbledh kryetarët e degëve: Nisma do të rikthehet fuqishëm në parlament

Limaj mbledh kryetarët e degëve: Nisma do të rikthehet fuqishëm në parlament

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë në nivel vendi. Ai i ka falënderuar ata për angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet lokale. “Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm […]

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë në nivel vendi.

Ai i ka falënderuar ata për angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet lokale.

“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, thuhet në kumtesë.

Nisma në zgjedhjet lokale ka fituar vetëm një komunë, atë të Malishevës me kandidatin e saj Ekrem Kastrati.

Të ngjashme