Nisma për Kosovë në ditë e dytë zyrtarë të fushatës zgjedhore ka qëndruar në Lipjan. Lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, tha se zgjedhjet e parakohshme tregojnë gjendjen në Kosovë të cilën nuk kemi pritur ta kemi.
“Pas angazhimit të deputetëve për të mbrojtur interesat e vendit dhe duke mos lejuar që të dëmtohen interesat e vendit dhe që qeveria kishte rrëshqitur në zhvillimit e shtetit e pas shumë dështimeve të qeverisë që shkoj dhe që ishte e interesuar të dëmtoj interesat e vendit Nisma për Kosovën krijoj mocionin e mbështetur nga deputetët për të ardhur në zgjedhjet të cilat tregojnë fitoren me 11 qershor”, ka thënë Limaj.
Ai më tej ka thënë se pa Nisën nuk do të kishte as opozitë të bashkuar e as zgjedhje të parakohshme.
“Mos i jepni votë atyre që ju kanë tradhtuar”, ka porositur Limaj duke thënë se mos i ktheni në parlament ata deputet të cilët ndryshojnë qëndrimin, raporton Ekonomia Online.
“Nuk është parlamenti me marrë një rrogë dhe me kryer orarin e punës, Kuvendi është për njerëz të cilët përfaqësojnë plotësisht zërin e qytetarëve”, u shpreh Limaj.
Heset Sahiti, kryetar i degës në Lipjan nga Nisma për Kosovën ka thënë se Kosova nuk është pronë private e pushtetarëve.
“Nisma mbron interesat e shoqërisë tonë, Nisma lufton për të krijuar të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës’, ka thënë ai.