Limaj në Merdare, inspekton zbatimin e taksës ndaj Serbisë

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar sot pikën kufitare në Merdare.

Limaj ka vëzhguar nga afër punët atje dhe sfidat me të cilat po përballën zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave.

Në disa fotografi të postuara në llogarinë e Nismës në Facebook shihet Limaj duke biseduar me zyrtarët policorë në këtë pike.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës i ka vendosur Serbisë taksë 100% për produktet që vijnë nga ky shtet duke reduktuar kështu në mase të madhe hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Qeveria poashtu ka marrë vendim që në Kosovë të mos futet asnjë produkt që nuk respekton emërtimin kushtetues të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme