Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, sot ka vizituar fshatrat Koshtovë e Cernajë.
Ai ka thënë se problemet me të cilat përballen banorët e fshatrave me shumicë shqiptare në komunën e Leposaviqit do t`i adresojë edhe në qeveri.
“Ministrat e secilës fushë do të njoftohen me situatën në këtë zonë që në këtë mënyrë ata të marrin përgjegjësi për të përmbushur obligimet ndaj qytetarëve të kësaj zone, raporton EekonomiaOnline.
Limaj theksoi se duhet përmbushur obligimet dhe detyrimet ndaj qytetarëve të kësaj ane.
“Do të njoftoj kryeministrin që ministrat e fushave përkatëse të vijnë dhe të vizitojnë këto zona, secili në dikasterin e vet dhe secili të merr përgjegjësi për të përmbushur obligimet dhe detyrimet që kemi para qytetarëve të vendit tonë”, theksoi ai.