Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është takuar të enjten me strukturën drejtuese të partisë në Lipjan.
Atje është pritur nga kryetari i degës, Heset Sahiti.
Limaj ka thënë se NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim
“Bashkë me bashkëpunëtorin, sot kam takuar strukturën drejtuese të NISMA Socialdemokrate në Lipjan, ku u pritëm nga kryetari i degës, Heset Sahiti. Me drejtuesit e degës në Lipjan, bashkëbiseduam rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim”, ka shkruar Limaj në Facebook.