Koalicioni NISMA-AKR-PD do ta nominojë sot edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.
NISMA-AKR-PD do të mbajë, të enjten pasdite, Konventën e ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.
Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.