Koalicioni PDK-AAK-Nisma sot në ora 15: 00, do të hapin fushatën para “Teatri Kombëtar të Kosovës” në Prishtinë.
Në këtë tubim sipas njoftimit të AAK-së, do të flas i nominuari për kryeministër, Ramush Hardidaj dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Por, në këtë takim nuk pritet të flasë kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
“Sot në orën 15:00 në sheshin ‘Skenderbeu’, mbahet tubim madhështor, me te cilin koalicioni PDK – AAK – NISMA, e fillojnë fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit. Në tubim do te flas i nominuari për kryeministër të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Limaj nuk kishte marr pjesë në asnjë tubim paraelektoral së bashku më Haradinaj e Veslin. Ai kishte thënë se gjatë fushatës do të marr pjesë në takime së bashku me Veselin e Haradinaj.