Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partitë opozitare duhet që urgjentisht të mblidhen para se të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Limajt, partitë opozitare duhet të kërkojnë garanci me shkrim nga Kurti që s’do të ndërmarr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa pajtim paraprak me ta.
“Partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.
Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”, ka shkruar Limaj në Facebook