Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar më mesditën e së hënës në njërin prej hoteleve në kryeqytet, raporton EkonomiaOnline.
Pas këtij takimi për media foli vetëm Limaj, i cili tha se biseduan për të gjitha temat, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëupinimit me LDK-në në qeverinë e ardhshme.
“Patëm një takim të rregullt. Ne kemi pasur me u taku edhe të shtunën por është shtuar takimi shkaku i disa çështjeve personale. Folëm edhe për rëndësinë e procesit zgjedhor”, tha ai.
“Kosovën e presin tema të rëndësishme duhet të jemi të kujdesshëm në fazën par Zgjedhore. Kosovës i duhet një qeverisë e cila kryen pune. Është një moment i rëndësishëm dhe vendi mjaft ka humbur. Është momenti që vetë procesi zgjedhor të karakterizoj seriozitetin për qeverinë e ardhshme. Nuk është mirë që fushatat të bëhen me patriotizëm e pastaj të veprohet krejt ndryshe”.
Limaj tha se Kosovës i duhet nj qeveri “që kryen punë”
“Ne kemi diskutuar të gjitha temat, ne bisedojmë me gjithë partnerët e më pas vendosim. Procesi zgjedhor është vetëm një fazë. Kosovës i duhet një qeveri qe kryen punë”, tha ai.