Limaj pas votimit: Shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët dhe jo vetëm kandidatët

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Ka votuar kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online. Ai gjatë fjalës së tij para mediave ka thënë se shpreson se që bashkë me fitoren e kandidatëve të fitojnë edhe qytetarët.

“Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Gjithë qytetarët e komunave kanë shans të jashtëzakonshme për të vlerësuar punën e atyre që kanë qenë dhe për t’i dhënë mundësi vetës tyre për të përmirësuar jetën në lokalitetet. Besoj që qytetarët do të vlerësojnë punë e secilit veç e veç dhe mbi bazën e punës që të votohet përmes votës. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët dhe jo vetëm ata vetë. Ka raste shumë në Kosovë që sonte ka shanse që kandidatët fitojnë bashkë me qytetarët sepse kanë oferta të cilat nëse votohet për kandidatë të tillë kanë fituar edhe qytetarët e komunave”, tha Limaj.

Të ngjashme