Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e vrasjes, njofton Klan Kosova.
Limaj tha se ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët
Më poshtë shkrimi i plotë:
“Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës.
Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.
Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”.