Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar katër zv-ministra të propozuar nga Nisma dhe të cilët janë emëruar nga kryeministri Hoti.
Limaj ka thënë se Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetëri të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.
Postimi i plotë i Limajt:
“Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendesministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministrit Hoti: Valdete Dushica-Bajrami- zv-ministre në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha- zv-ministër i Punëve të Brendshme Bekim Brestovci – zv- ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti- zv-ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetëri të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë. Iu priftë e mbara!