Kryetari i partisë Nimsa për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se qeveria në Prishtinë e ka dezintegruar shtetin.
“Serbia kurrë s’ka qenë më prezente se që është tash – jo me ushtri, por me ndikim të saj”, tha Limaj, duke nënvizuar se dialogu me Serbinë e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë shtetin.
Ne emisionin politik “Debat” me Ridvan Berishën, që transmetohet sonte, nga ora 21:00, Limaj tha se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, në mënyrë që të ndalet ndikimi i Serbisë në Kosovë dhe që vendit t’i krijohet një shansë shprese.
Lideri i NISMA-s komentoi edhe idete për ndryshim të kufijve, sikurse që riktheu në vëmendje edhe arsyet e përplasjeve të mëdha politike midis opozitës dhe mazhorancës.
Limaj tha se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen e tanishme.