Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, dialogun dhe shumë të tjera.
Limaj në një intervistë në “Info Magazine” është shprehur se Kosova ka nevojë për përfundim të negociatave në dialogun me Serbinë.
Ai theksoi se qeveria nuk është e përgatitur në dialogun me Serbinë.
“Siç e dimë kjo marrëveshje vjen pas dy zhvillimeve të jashtëzakonshme në Kosovës, shpallja e pavarësisë më 2008 dhe pastaj vendimi Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë. Pas saj asambleja e kombeve të bashkuara e ka autorizuar Bashkimin Evropian që të fillojë bisedimet me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet siç janë quajtur në atë kohë. Me intensitet të ndryshme bisedimet kanë vazhduar deri më sot. Tash e nëntë vite nuk ka pasë ndonjë rezultat konkret apo të dëshiruara, është në interes të Kosovës ky dialog”, është shprehur Limaj.
“Dialogu pas pavarësisë është një dialog i komplikuar, dhe nuk është i lehtë, janë negociatat që zhvillohen brenda dy vendeve, në fakt krejt dialogu i është për të ashtuquajtur pozicionin e serbëve në Kosovës sic pretendon Beogradit, objektivi i Serbisë në drejtim të Kosovës nuk është thjesht për të përmbyllur një dialog, por për të minuar pavarësinë e Kosovës, ne kemi nevojë për një përmbyllje të dialogut me Serbinë jo thjesht për marrëdhënie Kosovë-Serbi, por për fatin e zhvillimit të vendit tonë, integrimin e vendit në institucione ndërkombëtare”, shtoi ai.
“Kjo qeveri ka historinë e vet, kjo qeveri ka mohuar në vazhdimësi të arriturat e vendit, prej Rambujesë deri te dialogu me Serbinë, duke mohuar negociatat dhe duke qenë kundër tyre. Duke njohur këtë parahistori duke qenë tani në qeveri kjo qeverisje me këtë të kaluar të tillë, ka kaluar në një format tjetër duke e pranuar dialogun por duke e pranuar dialogun me një logjikë krejt tjetër, duke mohuar çka është arritur dhe duke tentuar të fillojë diçka nga e reja, e shoh si një sjellje jo serioze, me njerëz të papërgatitur që nuk e marrin mundimin për të kuptuar seriozitetin e çështjes”.