Zëvendëskryeministri në largim, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Me këtë rast Limaj ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale e konsideron të padrejtë.
Ai thekson se kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës.
Shkrimi i plotë i Fatmir Limaj:
Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës!
Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhnjejë edhe në këtë rast! FL