Nisma për Kosovën mbajti tubim me të rinjtë në Prishtinë. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se rinia janë e ardhmja e vendit, duke iu premtuar atyre mbështetje në çdo aspekt.
Ai u ka kërkuar atyre që të bëhen bashkë në mënyrë që sipas tij të arrihen synimet e përbashkëta. Limaj tha se nëse bëhen entuziazmi i të rinjve e përvoja e më të vjetërve nuk ka mundësi që mos të arrihen synimet.
“Ju sot djem e vajza të reja bashkë jetoni me njerëzit të cilit sadopak kanë dhënë kontribut për të përmbyllur epokën e lirisë së Kosovës dhe sot është një pasuri e madhe kur bashkohet gjenerata e lirisë së Kosovës dhe e ndërtimit të Kosovës. Nëse bëhen bashkë entuziazmi i juaj dhe me përvoja jonë për të nuk ka shanse që të mos arrihet synimet që ne kemi”, tha ai.
Limaj iu bëri apel të ri rinjve që të mos hezitojnë të thonë atë që besojnë dhe mendojnë, raporton Ekonomia Online.
“Apeli im është që të mos e thëni atë që nuk e besoni vet. Atë që e besoni mund të jetë edhe e gabuar mirëpo e rëndësishme është që ju e besoni. Mos hezitoni me thanë mendimi e juaj besimin e juaj”.
Ndërsa kryetar i të rinjve të Nismës për Kosovën, Endrit Zabërgja, tha se rinia e Nismës do të jetë hap i ndryshimit në kohën kur Kosovës i duhet një e tillë.
“Rinia jonë ka qenë hap i ndryshimit dhe duhet të vazhdoj të jetë e tillë tani kur vendit i duhet ndryshimi për perspektiven dhe vetëm Nisma mund ta bëjë të duhurën për të gjithë ne”.