Limaj uron Ditën e fëmijëve, thotë se janë pasuria më e madhe që kemi

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 11:45 | Nga

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se është obligim i yni që fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim e edukim si dhe mundësi për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Të gjithë fëmijëve në mbarë botën, urime 1 Qershorin, Ditën e fëmijëve!

Është obligim i yni që fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë.

Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi.

Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!
FL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme