Limaj: Votimi nga LIBE shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 11:26 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e ka quajtur lajm të mirë votimin pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nga Komiteti për Liritë Qytetarë, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme- LIBE.

Limaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që votimi i sotëm shënon një tjetër hap në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

Limaj në një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se me votimin e sotëm konfirmohet edhe njëherë se vendi ynë ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë t’u hiqet izolimi dhe të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme