Këngëtarja e njohur Lindita Hakaj ka sjell një ripërpunim të këngës së famshme “Mërgim”.
Kjo këngë është interpretuar në vitet ’90 nga Ramadan Krasniqi – Dani. Kënga është një kompozim i kompozitorit të njohur kosovar Afrim Macula, i cili është edhe udhëheqës artistik i Grupit ‘Yjet’ nga Prishtina.
Teksti i këngës i dedikohet mallit që ndjejnë mërgimtarët nga jetesa larg atdheut të tyre.
Vargjet i ka shkruar tekstshkruesi i ndjerë Hivzi Krasniqi.
Kënga vjen si një ripërpunim po nga kompozitori i këngës origjinale, Afrim Macula, i cili ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën që këtë ripërpunim ta interpretojë Linda Hakaj.
Kjo e fundit ka treguar se i ka për zemër të gjitha këngët e kënduara nga kolegu i saj, Ramadan Krasniqi – Dani.
“Mërgim” vjen e vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar Produksionit Labia në Prishtinë.