Linda Morina, e njohur për këngët folklorike-patriotike, të cilat i nxjerr “sa e hap e mbyll sytë”, është parë në plazhin e Durrësit, me veshje që i shkon karakterit të saj.
Linda ka dalë në plazh me një palë bikini me simbolin e shqiponjës së flamurit kuq e zi.
Bikini të kuqe me shqiponjën dykrenore në vend të gjoksit: është kjo veshja me të cilën Linda ka zgjedhur të pushojë në Durrës.
Sipas raportuesit, shumë pushues kanë qeshur me veshjen e saj, pasi u dukej e tepruar, ndërsa të tjerë janë habitur me zgjedhjen që ajo kishte bërë.